Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e tjera në kuadër të Superligës së Kosovës.
Ballkani i është rikthyer fitores, pasi mposhti 2:0 Ferizaj.
Pjesa e parë në këtë takim u mbyll pa gola.
Në pjesën e dytë kampioni në fuqi arritën të shënojnë dy herë.
Armend Thaqi në minutën e 67` i dha epërsinë Ballkanit.
Kurse, për 2:0 u përkujdes Albion Rrahmani në minutën 84`.
Drita mposhti Malishevën me rezultat 3:1
Drita 45 minutat e parë i mbylli në epërsi ndaj Malishevës me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm e realizoi Besnik Krasniqi nga penalltia në minutën e 10`.
Pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët, kur talenti i madh Drilon Hazrollaj doli përballë Faton Malokut dhe e mposhti për tu barazuar shifrat në 1-1.
Megjithatë nuk vonoi shumë dhe Drita riktheu epërsinë, kur Ilir Blakcorri realizoi një gol të bukur nga distanca për 2-1.
Drita vazhdoi dominimin, derisa krejt në fund të ndeshjes Ardit Tahiri realizoi për rezultatin përfundimtar 3-1./Lajmi.net/