Home Sport Ballkani falënderon tifozët për mbështetjen ndaj Slavias së Pragës

Ballkani falënderon tifozët për mbështetjen ndaj Slavias së Pragës

0
Ballkani falënderon tifozët për mbështetjen ndaj Slavias së Pragës

FC Ballkani ka falënderuar të gjithë ata që ishin të pranishëm të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kampionët e Kosovës pësuan humbje nga Slavia Prague me rezultatin 0:1, në ndeshjen e pestë dhe të parafundit në Grupin G të Ligës së Konferencës.

Mbështetja në stadium ishte e madhe dhe kjo ka bërë që skuadra të falënderojë të gjithë tifozët për mbështetjen.

“Të dashur tifozët tanë Xhebrailat, sportdashës shqiptar dhe të gjithë të pranishmit që mbrëmë na shtuat emocionet.

Ju falenderojmë që na përkrahët per 90minuta pa ndaluar!!”, ka shkruar FC Ballkani.

Exit mobile version