Ballkani e ka nisur me fitore misionin për ta ruajtur titullin e kampionit.
Skuadra suharekase ka arritur ta mposht Drenicën me rezultat minimal, 1:0.
Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e 44’.
Kjo është ndeshja e parë për Ballkanin këtë edicion, dhe njëkohësisht tri pikët e para.
Drenica në anën tjetër regjistron edhe humbjen e dytë dhe mbetet në pozitën e fundit në tabelë.