![Balla jep lajmin e mirë: Javën e ardhshme konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë Balla jep lajmin e mirë: Javën e ardhshme konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/06/1656601227_Screenshot2.jpg)
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga Foltorja e Kuvendit ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët.
Ai u shpreh se ka një dakordësi të 27 vendeve të Bashkimit Evropian për të mbajtur javën e ardhshme konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Balla: Kërkova fjalën për të ndarë një lajm të rëndësishëm sa i përket rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE që ka të bëjë me faktin se ka një dakordësi të plotë mes 27 endeve anëtare të BE për të mbajtur javën e ardhshme Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE. Është një moment i rëndësishëm, kjo pas komunikimeve të disa orësh të parlamenteve anëtare. Sapo është larguar edhe ambasadori i Çekisë me të cilin pata mundësinë të zhvilloj një komunikim. Dakordësia politike tashmë është arritur dhe mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare tashmë javën e ardhshme është fakt. Fillimi i bisedimeve është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Ata që javën e ardhshme duan të protestojnë nuk e kanë me ne, e kanë me shqiptarët./Abcnews.al/