Home Ballina Bajrami pas Thaçit, viziton familjen e tij në Burojë

Bajrami pas Thaçit, viziton familjen e tij në Burojë

0
Bajrami pas Thaçit, viziton familjen e tij në Burojë

Ish Ministri Arsim Bajrami, ka vizituar familjen e ish presidentit Hashim Thaçi i cili gjendet në paraburgim në Hagë.

Bajrami përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ai është takuar me babain e Thaçit, Haxhi Thaçin për të cilin ka thënë se është edhe tani stoik në përballjen me sfidat e padrejtësive.

Duhet cekur se pak javë me parë Bajrami ka vizituar edhe krerët e UÇK-së në Hagë.

“Pas vizitës në Hagë të ish Presidentit Z.Hashim Thaçi dhe udhëheqësve tjerë të UÇK-së, sot në Burojë vizitova babain e Z Thaçi, Haxhi Thaçi. Si përherë, edhe tani stoik në përballjen me sfidat e padrejtësive, në mbrojtje të lirisë e pavarësisë së Kosovës dhe  luftës së drejtë të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Bajrami. 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=566412514980435&id=100048350735850

Exit mobile version