Home Ballina Bajqinovci: Veteranët e rrejshëm titullin e kanë marrë në zyrat e PDK-së e AAK-së

Bajqinovci: Veteranët e rrejshëm titullin e kanë marrë në zyrat e PDK-së e AAK-së

0

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, është përfshirë në debatet e fundit që lindën për listat e veteranëve, raporton Scanner.

Prej që kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e OVL të UÇK-së ku u fol për “pastrim të listave”, ka lindur një debat në skenën politike në Kosovë.

Sot, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërcënoi me protesta dhe tha se gjykata veçse e ka marrë një vendim për këtë çështje e nuk ka nevojë të kthehet më.

Por, Bajqinovci ka hedhur fajin nga dy parti të opozitës për këto probleme me listat e veteranëve.

“”Veteranët” e rrejshëm, titullin e tyre nuk e kane marrë në fushëbeteja të luftës, por në zyrat e partive të PDK-së e AAK-së.”, ka thënë ai.

“PDK e AAK, këto “fabrika” prodhuese të dëmeve ndaj luftës!”, shtoi Bajqinovci.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=512150963812577&id=100050530327459

Exit mobile version