Home Ballina Bajqinovci: Kurti s’po na e tregon planin për veriun as deputetëve të VV-së, e po ia tregon LDK-së

Bajqinovci: Kurti s’po na e tregon planin për veriun as deputetëve të VV-së, e po ia tregon LDK-së

0
Bajqinovci: Kurti s’po na e tregon planin për veriun as deputetëve të VV-së, e po ia tregon LDK-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka folur për deklaratën e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili sot deklaroi se në takimin që kanë zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti “nuk kanë parë ndonjë plan konkret për zgjidhjen e situatës në veri të vendit”.

Bajqinovci ka deklaruar se planin e Kurtit për veriun nuk e dinë as Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryeministri Kurti nuk po na e tregon planin për veriun as neve deputetëve të Grupit Parlamentar te LV-së, e po ia tregon deputetit të LDK. Kur të më të tregon mua Lumir, mos ta nin se pastaj ta tregoj unë ty planin për veriun”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.

Reagimi i Bajqinovcit vjen pas takimit të Kurtit me krerët e opozitës, të cilët janë shprehur të pakënaqur nga takimi, ndërsa kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka lëshuar më herët takimin duke thënë se “Kurti i mbajti ligjërata”.

Takimi i Kurtit me krerët e opozitës vjen pas zhvillimeve të fundit në vend, ku zyrtarët serbë janë larguar nga institucionet e Kosovës.

Exit mobile version