Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se po të ishte ai kryeministër, do ta shkarkonte për 15 sekonda ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiqin.
Sipas tij, këtë shkarkim do ta bënte që nga koha kur Rakiqi u printe protestave në shtator.
”Personalisht Rakiqin do ta shkarkoja pas 15 sekondave. Por ndoshta kryeministri Albin Kurti ka plane tjera dhe di më shumë. Unë po të isha kryeministër, do e kisha shkarkuar qysh në kohën kur Rakiqi iu printe protestave në shtator”, tha ai në Debat Plus, në TV Dukagjini.
Tutje, duke folur për kufirin me Serbinë, Bahtiri ka thënë se Serbia e di mirë se ku është ai kufi dhe se ai do të mbetet gjithmonë aty.
”Serbia e di mirë ku është kufiri. Ata e dinë po ashtu se kufiri është përcaktuar dhe si i tillë do të mbetet gjithmonë”.