Home Sport Bad News Eagles bëjnë mrekullinë, përmbysin gjermanët BIG dhe shkojnë në 2:0

Bad News Eagles bëjnë mrekullinë, përmbysin gjermanët BIG dhe shkojnë në 2:0

0
Bad News Eagles bëjnë mrekullinë, përmbysin gjermanët BIG dhe shkojnë në 2:0

Bad News Eagles kanë bërë një përmbysje të jashtëzakonshme në IEM Rio Major, për të mposhtur BIG.

BNE fituan ndeshjen me rezultatin 16:11, për të shkuar në rekord 2:0 në synimin për në Legend Stage.

Shqiponjat kosovare e nisën keq, duke dështuar si ‘T-side’, ku pësuan 11:4, me ‘juanflatroo’ që pati vetëm 1 ‘frag’, por bëri mrekulli në CT.

Shpresat ishin që kosovarët të bënin më shumë si CT. Dhe ashtu doli. BNE shkuan në seri të jashtëzakonshme për t’u kthyer në epërsi 16:11 dhe për ta mbyllur ndeshjen me festë.

BNE shkon tashmë në rekord 2:0 dhe vazhdon të shpresojë për Legend Stage.

Këto përballje, Bad News Eagles po i zhvillojnë në kuadër të IEM Rio Major 2022. 

Exit mobile version