Babai i këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, Besnik Sahatçiu, ka takuar së fundmi Ambasadorin e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.
Ora ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nga takimi me ambasadorin e ri të Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ju përgëzoj Shkëlqesia juaj Ambasador i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, z. Ilir Kapiti, duke ju uruar kohë të mbarë dhe të suksesshme gjatë shërbimit tuaj”, ka shkruar babai i këngëtares shqiptare.
Pas ceremonisë në Pallatin Mbretëror, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës (Vin d’Honneur), morrën pjesë përfaqësues të korit diplomatik në Londër, përfaqësuesi i Protokollit mbretëror e cila përgëzoi Kadipin për funksionin e tij të drejtë përfaqësimit të Kosovës në Mbretëri të Bashkuar. Sipas traditës, ambasadori i Kosovës ngriti një dolli për jetëgjatësinë e Mbretëreshës Elizabeta II.