Home Lajme Babai i Dritan Abazoviçit në vitin 1989: Si ja merr këngëve shkodrane në një festë në Ulqin (Video)

Babai i Dritan Abazoviçit në vitin 1989: Si ja merr këngëve shkodrane në një festë në Ulqin (Video)

0
Babai i Dritan Abazoviçit në vitin 1989: Si ja merr këngëve shkodrane në një festë në Ulqin (Video)

Politikani malazez, shqiptari Dritan Abazoviçi, “njeriu i ditës” në Mal të Zi pas zgjedhjeve të para dy javëve, është bërë faktori më i rëndësishëm për formimin e qeverisë së re. Ulqinaku sot është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi, nga deputetët e kuvendit të këtij shteti.

Dihet pak për jetën private të 35-vjeçarit nga Ulqini, një student i Sarajevës, përveç faktit se vëllai dhe motra e tij janë mjekë të shquar.

Disa muaj më parë, Dritan Abazoviç publikoi një video të babait të tij duke kënduar në një aheng në një lokal të Ulqinit. Fjala është për 4 marsin e vitit 1989, pra fundit të epokës së Jugosllavisë.

“Bohemistët ulqinakë dhe babai im Big Joe”, ka shkruar Dritani, duke shtuar: “Një kujtim i bukur i disa kohërave të arta”.

Ky përjetim i tij lidhet me frymën e tij politike.

Ndërkohë, babai tij e të tjerët aty ja marrin disa këngëve, të gjitha puro shqiptare, më saktë, nga ato të tipi “jare shkodrane”.

https://twitter.com/basxmacxkin/status/1304742615854841858?s=20&t=43aPg_9sc29GHhAvHT5zsw
Exit mobile version