Home Ballina AVONET: Procesi i intervistimit të pesë kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit transparent

AVONET: Procesi i intervistimit të pesë kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit transparent

0
AVONET: Procesi i intervistimit të pesë kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit transparent

Sot janë intervistuar pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit, ku kanë marrë pjesë në monitorimin e këtyre intervistave përfaqësues të Shoqërisë Civile, përfaqësues nga mediat dhe i njejti është përcjellur nga Radiotelevizioni Publik i Kosovës-RTK.

AVONET si monitoruese e këtij procesi të rëndësishëm, shpreh vlerësim të thellë për punën e komisionit intervistues, të cilët kanë qenë transparent dhe meritor në vlerësimin e të pesë kandidatëve.

Poashtu, AVONET thekson në këtë intervistim nuk ka pasur diskriminim e as favorizim të kandidatëve potencial gjatë intervistimit.

“AVONET shpreh gatishmërinë që të jap kontributin në çdo proces ku është e nevojshme llogaridhënia dhe transparenca, e cila është parakusht për një shoqëri demokratike”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, merret vesh për të marrë këtë pozitë është rekomanduar Blerim Isufaj.

Ndryshe, më 17 mars KPK ka publikuar konceptdokumentet e kandidatëve, në të cilat të njëjtit kanë paraqitur vizionin e tyre nëse do të zgjedhën në këtë pozitë. /Scanner/

Exit mobile version