Home Lajme Avokati i VV-së shpërndau “fake news” dhe e fshiu menjëherë pasi u bë horë

Avokati i VV-së shpërndau “fake news” dhe e fshiu menjëherë pasi u bë horë

0

Avokati i njohur për afërsinë më VV-në, Tomë Gashi, sot shpërndau një lajm të rremë.

“Opozita më shumë pajtohet më Beogradin se më vendimet e Qeverisë”, ishte fotoja që kishte shpërndarë Gashi, duke ia vënë mbishkrimin “kuku për ne”. Por, pasi u bë horë, Gashi e fshiu postimin.

Avokati Tomë Gashi, që më shumë njihet si avokat i Vetëvendosjes në profilin e tij në “Facebook”, kishte shpërndarë më herë një lajm të rremë.

“Opozita më shumë pajtohet më Beogradin se më vendimet e Qeverisë”, është fotoja që ka shpërndarë Gashi. Edhe pse qartazi mund të shihet se një deklaratë e tillë është modifikuar. Një gjë e tillë nuk është thënë asnjëherë nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Aleatët ndërkombëtarë vazhdimisht janë duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shtyjë vendimin për targat. Një krisje e madhe e raporteve është vërejtur mes SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës.

Exit mobile version