![Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në veri të Norvegjisë Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në veri të Norvegjisë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/03/avioni-amerikan-1100x720-1-600x360-1.jpg)
Një avion ushtarak amerikan me katër persona në bord është rrëzuar në veri të Norvegjisë mbrëmjen e së premtes.
Reuters raporton se bëhet fjalë për një avion V-22 Osprey, i cili po merrte pjesë në stërvitjen ushtarake të NATO-s “Cold Response”.
Burime për Reuters bëjnë të ditur se moti ka qenë i keq në kohën kur avioni ka humbur kontaktet.
Fati i katër personave në bord nuk dihet.