Home Lajme Avdiu: Arrestimi i policëve në pikat doganore, nuk është sukses i qeverisë së Albin Kurtit

Avdiu: Arrestimi i policëve në pikat doganore, nuk është sukses i qeverisë së Albin Kurtit

0
Avdiu: Arrestimi i policëve në pikat doganore, nuk është sukses i qeverisë së Albin Kurtit

Aktivistja Zana Avdiu thotë se qeveria e Albin Kurtit dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mund të krenohen, por se arrestimi i zyrtarëve policorë në pikat kufitare të vendit, nuk është sukses i tyre.

Komentet Avdiu i bëri në emisionin “Pressing” në T7.

“Policia e Kosovës është një nga institucionet më të besueshme në Kosovë dhe kjo nuk është se është bërë tash viteve të fundit. Këtë besueshmëri e ka pasur që nga fillimi dhe shumë moti, pra kur kanë qenë edhe partitë e tjera në qeveri”, tha Avdiu.

“Nëse flasim për suksesin dhe arrestimet e tilla, nuk është se ky sukses i takon kësaj qeverie”, theksoi ajo.

“Po flitet se hetimet kanë nisur para një viti, ose më shumë se një vit dhe nuk ma merr mendja se puna e parë e Ministrit të VV’së ka qenë të fillohet një hetim i tillë. Këto hetime i nisin personat kompetentë të cilët i mbajnë pozitat e tyre, qoftë nga policia qoftë nga inspektorate të ndryshme e pastaj edhe nga Prokuroria”, shpjegon Avdiu. “Prokuroria nuk është nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, këtë duhet me ditë. Prandaj nuk është se mund tua mveshim ndonjë meritë ministrit të Punëve të Brendshme. Ai mundet me dal me u krekos me këtë sukses mirëpo nuk është sukses i MPB-së”, tha Avdiu

Exit mobile version