Home Ballina Atentati në Fushë Krujë, mbetet i plagosur ish-polici

Atentati në Fushë Krujë, mbetet i plagosur ish-polici

0
Atentati në Fushë Krujë, mbetet i plagosur ish-polici

Ish-polici Gentjan Bejtja ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në afërsi të një karburanti në Larushk të Fushë Krujës. Bejtja ka qenë duke udhëtuar me makinë, ku pasagjer ishte Klodjan Stafuka në momentin që iu zu pritë në afërsi të karburantit. Drejt tyre u qëllua me kallashnikov, por plumbi kapi vetëm Bejtjen në njërin krah.

Ndërsa Stafuka mori dëmtime në kokë e u plagos, pasi 41-vjeçari humbi kontrollit e mjetit e dol inga rruga pas plagosjes. Të dy janë dërguar në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. 

Gentjan Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës. Bejtja ka qenë polic në burgun e Fushë-Krujës, por u largua nga radhët e unifromave për t’iu bashkuar një tjetër rruge. Ngjarja më e bujshme ku atij i është përmendur emri është vrasja e kryekomisarit Dritan Lamaj, e ndodhur në vitin 2013.

Njoftimi i policisë

Krujë – Më datë 09.01.2022, rreth orës 18:00, në Spitalin Ushtarak, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasit:

Gentjan Bejtja rreth 41 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në krah, gjatë kohës që po drejtonte automjetin dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Klodjan Stafuka., rreth 31 vjeç, i cili është lënduar në aksident rrugor në Nikël, afër një karburanti, pasi mjeti që drejtonte shtetasi Gentjan Bejtja ku shtetasi Klodjan Stafuka. ishte pasagjer, ka dalë nga rruga.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Exit mobile version