Home Rozë “Ata thoshin se nuk do të zgjasë!”, Victoria dhe David Beckham festojnë 23 vjetorin e martesës

“Ata thoshin se nuk do të zgjasë!”, Victoria dhe David Beckham festojnë 23 vjetorin e martesës

0
“Ata thoshin se nuk do të zgjasë!”, Victoria dhe David Beckham festojnë 23 vjetorin e martesës

Dyshja e famshme, David dhe Victoria Beckham sot festojnë përvjetorin e martesës. Çifti i njohur i showbizit botëror ka festuar 23-vjetorin e martesës dhe si fanse e rrjeteve sociale, Victoria Beckham ka dashur të bëjë një postim përkatës për këtë ditë të veçantë.

Stilistja ka publikuar një foto nga e kaluara, në të cilën shihet duke buzëqeshur pranë partnerit të saj ndërsa ka përcjellë dhe një mesazh për “gojët e liga” që thoshin se martesa e tyre nuk do të zgjaste. Në foto, Victoria shihet si rrallëherë duke buzëqeshur me David.

“Ata thoshin se ai nuk është argëtues, ata thoshin që unë nuk qesh kurrë, ata thoshin se nuk do të zgjaste. Sot ne festojmë 23 vite të martuar. David ti je gjithçka për mua. Të dua kaq shumë !!!!”.

Exit mobile version