Monika dhe Iliri kanë pasur një raport mjaft të ngushtë në fillimet pas hyrjes në Big Brother VIP. Por gjërat ndryshuan me kalimin e kohës dhe tashmë mes tyre ka nisur një “luftë” me ironi, debate dhe përplasje të vazhdueshme.
As loja e dënimeve, që i “detyroi” të rrinin dorë më dorë, nuk e qetësoi situatën mes tyre.
Ndaj, edhe Arjola që duket se ka qenë “katalizator”, si mike e të dyve, ka hequr dorë.
Së fundmi, aktorja ka biseduar me Einxhel lidhur me raportin e tyre. Ajo thotë se është munduar të zgjidhë situatën e krijuar mes tyre dhe se tashmë ka hequr dorë.
“Unë kam hequr dorë nga zgjidhja e kësaj situate. I kam qëndruar afër si njërit, si tjetrit, në momente shumë të vështira dhe shumë kritike këtu brenda. T’i duash njerëzit sinqerisht edhe t’i respektosh sinqerisht dhe të mos e vlerësojnë këtë gjë, ata janë të humbur jo unë”, tha ajo.
Sesi do të vazhdojë loja e raporti mes tyre deri në finale, mbetet për tu parë…