Home Lajme Asociacioni pritet të diskutohet në takimin e radhës Kurti-Vuçiq

Asociacioni pritet të diskutohet në takimin e radhës Kurti-Vuçiq

0
Asociacioni pritet të diskutohet në takimin e radhës Kurti-Vuçiq

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka mbajtur sot një konferencë për media.

Ndër të tjerash, Lajçak deklaroi se pret që para pushimit veror të BE-së, të zhvillohet një takim në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Madje ai tha se janë duke punuar në këtë kuadro.

Përpos kësaj, Lajçak theksoi se nuk ka diskutim në tavolinë për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por që gjithnjë ka diskutim.

Ai shtoi se definitivësh kjo çështje do të diskutohet në takimin e radhës në mes të udhëheqësve të dy shteteve.

“Nuk ka propozim në tavolinë, por kemi pasë diskutime për këtë  çështje me zotëri Bislimi dhe gjithashtu kryeministrin Kurti. Definitivisht do të përmendet në takimin e radhës të udhëheqësve, sepse gjithmonë ngrihet si temë nëpër këto takime”, tha Lajçak në një konferencë për media në Prishtinë.

Exit mobile version