![Asnjë kandidat i PS-së për president të Shqipërisë s’do ta ketë votën e PD-së Asnjë kandidat i PS-së për president të Shqipërisë s’do ta ketë votën e PD-së](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/06/Flamur-Noka-1.jpeg)
Asnjë kandidat për president të Shqipërisë, që vjen nga Partia Socialiste, nuk do ta ketë votën e Partisë Demokratike, ka bërë me dije në Edicionin Special të Klan Kosovës, Flamur Noka, deputet i këtij subjekti.
Ai përmendi një arsye, për të cilën thotë se PS s’mund të ketë vota të PD-së për kandidatin e tyre për president.
”PD-ja e ka denoncuar prej kohësh farsën që po përpiqet të luajë Edi Rama në kurriz të institucioneve të këtij vendi, e në kurriz të institucionit të presidentit të Republikës së Shqipërisë”.
Sot, pasi zhvilloi disa ture, pasi u tall me një pjesë të opozitës së emëruar dhe i keqpërdori ata. Sot Edi Rama iu paraqiti shqiptarëve kandidatin e tij”.
“Një kandidat të njëanshëm, i cili vjen si produkt i prishjes së konsensusit dhe i një loje të fëlliqur në kurriz të opozitës dhe demokracisë në Shqipëri”.