Mund të duket e çuditshme, por megjithatë është e vërtetë. Në Interpol, që është organizata më e madhe policore e bashkëpunimit policor, Kosova nuk e ka asnjë shtetas të saj në këtë listë kërkimi.
Megjithatë, në faqen zyrtare të saj në internet, Policia e Kosovës është duke kërkuar 31 persona, si të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Në gjithë botën, sipas Interpolit, janë kërkohen 7.232 persona, s të dyshuar për krime të rënda.
Mes tyre, 95 nga Bosnja e Hercegovina, 25 janë nga Serbia, 16 nga Shqipëria, 4 nga Mali i Zi, 2 nga Maqedonia e veriut.
Nga numri i përgjithshëm prej 8.339 persona të shpallur si të humbur nga Interpoli, gjithashtu asnjë nuk figuron nga Kosova, as fëmijë e as të rritur, raporton RTKlive.
Megjithatë, nga Shqipëria, kërkohen si të humbur 142 persona, të gjithë të rritur, 15 nga Bosnje e Hercegovina, të gjithë të rritur, 2 nga Serbia, prej të cilëve është një vajzë 12 vjeç, 24 nga Mali i Zi, të rritur dhe 1 e rritur nga Maqedonia e Veriut.
Aktualisht Kosova nuk është e anëtarësuar në Interpol dhe Europol, por bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me këto dy organizata të mëdha të bashkëpunimit policor, bëhet nëpërmjet EULEX-it.