Home Lajme Asamblisti i VV-së që raportohet se u arrestua për korrupsion, bërtiste “vetting, vetting, vetting”

Asamblisti i VV-së që raportohet se u arrestua për korrupsion, bërtiste “vetting, vetting, vetting”

0
Asamblisti i VV-së që raportohet se u arrestua për korrupsion, bërtiste “vetting, vetting, vetting”

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve disa mujore, në kordinim me Prokurorinë Speciale ka arrestuar 11 persona nën dyshimet për dallavere me subvencione. Disa media raportuan se një nga personat e arrestuar është Liridon Fandaj, asamblist i Vetëvendosjes në Suharekë.

Fandaj në profilin e tij në Facebook ka postime dhe fotografi të aktiviteteve si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Insajderi që ka raportuar se Fandaj është një prej te arrestuarve, ka publikuar sot postime të tij të vitit 2020, ku shkruante për korrupsionin që po bëhej në Kosovë për dy dekada nga qeveritë e kaluara. Ai bënte thirrje të votohet Vettingu dhe akuzonte pushtetet e kaluara se kanë kapur institucionet.

Fandaj edhe as LVV-ja nuk janë deklaruar rreth këtyre raportimeve.

Exit mobile version