Asamblisti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sejfullah Sejfullahu nga fshati Krushë i Rahovecit, ka treguar se ka thyer njërën dorë teksa ishte duke ndihmuar në pastrimin e podrumeve.
Në një postim në Facebook, ai ka shkruar gjatē vërshimeve ë mbrëmshme, në përpjekje për të ndihmu me pastru podrumet, mbrëmë u rrëzova, kam thyer njërën dorë, transmeton Scanner.
“Gjatë vërshimeve të mbrëmshme, në përpjekje për të ndihmu me pastru podrumet, mbrëmë u rrëzova, kam thyer njërën dorë, tjetrën e kam plasaritë, andaj për pak kohë do jem out!” ka shkruar Sejfullahu në Facebook.
Ai ka ndarë edhe një fotografi të tijën ku shihet se po mban dorën e lidhur.
![](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/09/Screenshot_20220917-172048_Facebook.jpg)
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=6143646468984728&id=100000183081232