Home Lajme Asamblist i VV-së, një gardian dhe një polic civil të përfshirë në një rrahje në një lokal në Gjilan

Asamblist i VV-së, një gardian dhe një polic civil të përfshirë në një rrahje në një lokal në Gjilan

0
Asamblist i VV-së, një gardian dhe një polic civil të përfshirë në një rrahje në një lokal në Gjilan

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Valdrin Bajrami ka qenë i përfshirë si dëshmitar në një përleshje që ka ndodhur të shtunën mbrëma në një lokal në qytetin e Gjilanit.

Ai e ka konfirmuar rastin për Gazetën Insajderi duke thënë se ka ndërhy në përleshje për t’i ndarë dy familjet të cilët janë përleshur. Mësohet se pjesë e kësaj rrahje ka qenë edhe një gardian dhe një polic civil. Rasti është duke fshehur nga Policia e Kosovës.

Të shtunën në mesnatë ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave në një klub nate në qytetin e Gjilanit.

Insajderi ka mësuar se personat e përfshirë në rrahje janë një asamblist nga Lëvizja Vetëvendosje dhe një gardian nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Sipas burimeve të Gazetës, asamblisti i Vetëvendosjes Valdrin Bajrami ka qenë i përfshirë në këtë rrahje.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Bajrami në një prononcim për Gazetën Insajderi.

Ai tha qe ka qenë në vendin kur ka ndodhur rrahja. Por, sipas tij ai ka qenë i përfshirë si dëshmitar duke bërë përpjekje për t’i ndarë dy palët që kanë qenë të përfshira në përleshje.

“Unë e kam dhënë atë procedurën time si dëshmitar dhe i jetë gjyqit me vendos. Të dy familje te dinë që jam vetëm dëshmitar dhe ajo pjesa e dëmtuar edhe këta. Unë kam qenë si dëshmitar dhe në pjesën e ndarjes për mos më u bo më e madhe. Të dy familjet e dinë që unë skam kurgjo me ta”, u shporeh Bajrami.

Po ashtu ky burim i tha Insajderit se pjesë e kësaj rrahje ka qenë edhe gardiani me inicialet D.R ( emër i njohur për redaksinë) i cili punon në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Nga burimet jo zyrtare mësohet se ai ka nxjerrë edhe armën gjatë përleshjes.

Personi tjetër i përfshirë në këtë përleshje sipas këtij burimi është S.R, si dhe një polic civil.

Ky rast është duke u fshehur nga Policia e Kosovës pasi nuk kanë raportuar asgjë në raportin 24 orësh. Po ashtu Insjajderi ka provuar të marr një konfirmim nga Policia e Kosovës por ata kanë thënë se nuk kanë informacione për një incident të tillë.

Ndonëse po tentohet të fshihet si rast, Gazeta posedon video dëshmi nga kjo përleshje.

Exit mobile version