Banorët e spektaklit “Big Brother Vip Kosova” tashmë janë familjarizuar me njëri tjetrin dhe nuk mungojnë diskutimet dhe lojrat e ndryshme mes tyre.
Pjesë e shtëpisë është edhe Artan Thaçi dhe Edon Shileku ose ndryshe i njohur si Victoria të cilët janë konkurrent për çmimin e madh prej 200.000 eurosh.
Gjatë një diskutimi me banorët rreth orientimit seksual, Artani ka akuzuar Edonin për ngacmim.
Kjo deklaratë e aktorit fillimisht u mor si një shaka nga banorët e tjerë por më pas aktori ka kërkuar të publikohen pamjet kur Edoni ngacmon me shikime Artanin.
“Ti je njeri i fundit si kah personaliteti si kah fiziku, asnihere me ty, me mujtë sa ma shpejt me t’zhduk prej kësaj shpije”, i ka thënë Edoni – Artanit.
Edoni ka thënë se të gjitha këto akuza nga Artani po vijnë qëllimisht, për faktin që këtë javë është në nominim dhe po tenton ta paraqet keq para publikut.