Home Ballina Arsyetimi i kryediplomates Gërvalla pse i fshehën shpenzimet e Prindon Sadriut

Arsyetimi i kryediplomates Gërvalla pse i fshehën shpenzimet e Prindon Sadriut

0

Kryediplomatja Donika Gërvalla është deklaruar për herë të parë rreth fshehjes së shpenzimeve të diplomatit Prindon Sadriu, të cilat i ka kërkuar Gazeta Insajderi e për të cilat Agjencia për Privatësi i dënoi me gjobën 13 mijë euro.

Ajo tha se publikimi i shpenzimeve të ish-shefit të Misionit Diplomatik të Kosovës në Shkup, Prindon Sadriut, ka qenë i pamundur për ministrinë.

Ajo po thotë se MPJ-ja ka mungesë të kapaciteteve për trajtimin e rasteve të shpenzimeve të secilit mision “veç e veç”

Ani pse u ankua se MPJ nuk ka staf për t`i ndare shpenzimet veç e veç Gërvalla dha një deklaratë tjetër se shpenzimet do të publikohen si të plotë, në një periudhë afat-shkurtër kohore.

“Ne kemi pasur një kërkesë. Ministria e Punëve të Jashtme, shpenzimet e misioneve i ka si shpenzime të misioneve, nuk janë të ndara individualisht. Nuk kemi kapacitetin sa i përket personelit momentalisht, prandaj edhe reforma në këtë institucion është edhe më e nevojshme. Shpenzimet nuk mund t’i ndajmë veç e veç”, tha ajo.

“Unë mendoj që është diçka logjike dhe e thjeshtë: nuk kemi asnjë lloj interesimi që të mbajmë fshehur shpenzimet e askujt”, tha ajo.

Gazeta Insajderi raportoi të premten se me 13 mijë euro gjobë është dënuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, pasi që ka refuzuar t`i ofroj Gazetës Insajderi faturat e shpenzimeve të diplomatit Prindon Sadriu, që është edhe bashkëshorti i Presidentes së vendit.

MPJ me taksa të qytetarëve kosovarë paguante derivatet për udhëtimin e Sadrit nga Kosova në Maqedoni aty ku shërbente si zëvendësshef i misionit.

Por për këto shpenzime ky insitucion nuk i ofroi të dhëna Gazetës anipse ka mbi 4 muaj që kur i janë kërkuar ato, e që ligji i obligon t`i bëjnë publike. AIP e gjobiti MPJ-në që drejtohet nga Donika Gërvalla, me 13 mijë euro të cilën duhet ta paguaj brenda 30 ditësh.

Exit mobile version