Lideri aktual i Premier Ligës, Arsenal vazhdon me fitore.
Ekipi i Mikel Artetas, mori një fitore minimale 1:0 në shtëpi ndaj Zurich.
Të dy skuadrat u futën në këtë takim pa ndonjë ngarkesë, kjo pasi Arsenal ka arritur kualifikimin tutje në Evropa Ligë, kurse Zurich tashmë ishin eliminuar.
Goli i vetëm në këtë takim u realizua në minutën e 17`, pas një goditje tejet të bukur nga jashtë zona e Kieran Tierney.
Ndeshja më pas vijoi me raste të shumta nga ‘Topçinjtë’, por jo edhe konkretizime nga ana e tyre.
Zurich në anën tjetër u munduan të rrezikojnë portën e Aaron Ramsdale, por nuk ishin të saktë.
Kështu Arsenali me këtë fitore e mbyll si lider i grupit me 15 pikë, kurse Zurich qëndron në pozitën e katërt me tri pikë.