Mesfushori holandez ia ka hapur dyert një rikthimi të mundshëm në Angli verën që vjen
E ardhmja e Georginio Wijnaldum mund të jetë e lidhur përsëri me Premierligën.
Mediumi britanik “Sky Sports” raporton se mesfushori holandez ia ka hapur dyert një rikthimit të mundshëm në Angli.
Dhe, ish-futbollisti i Liverpoolit mund të përfundojë në Arsenal gjatë verës që vjen.
31 vjeçari iu bashkua Paris Saint-Germainit verën e kaluar si lojtar i lirë, përcjell “Gazeta Express”.
Ai është një titullar i padiskutueshëm në ekipin e Mauricio Pochettinos.
Me ekipin francez i ka zhvilluar 25 ndeshje deri tash këtë sezon.
I ka 3 gola të realizuar dhe 2 asistime të dhuruar.
Mirëpo, përfaqësuesi holandez megjithatë mbetet i lidhur emocionalisht me Premierligën.
Mbetet të shihet nëse “Gunners” do ta bindin gjigantin francez për t’ia shitur lojtarin gjatë verës.