Arsenal nuk ka arritur të marrë më shumë sesa një pikë nga udhëtimi në xhiron e 11-të.
Skuadra e Arsenal ka luajtur baras 1:1 në udhëtim kundër skuadrës së Southampton.
‘Gunners’ ishin ata që kishin iniciativën dhe rrezikonin më shumë që nga fillimi i lojës. Startin e vrullshëm të Arsenal e konkretizoi Granit Xhaka, në minutën e 11’, i asistuar nga Ben White.
Lojtarët e Mikel Arteta vazhduan me dominim dhe krijuan raste të mira shënimi deri në fund të pjesës së parë, por këto raste s’i shfrytëzuan më së miri.
Për këto lëshime, ‘Gunners’ u dënuan në minutën e 65’, kur Southampton një dalje të mirë e konvertoi në gol me anë të Armstrong.
Goli i Armstrong ishte ai që vulosi rezultatin final, ndonëse një gol e gjeti edhe Odegaard, por ai gol u anulua pasi topi më herët kishte kaluar vijën fundore.
Me barazimin e sotëm, Arsenal shkon në 28 pikë dhe mban kreun e tabelës, por ka vetëm dy pikë më shumë sesa Manchester City.
Southampton në anën tjetër merr pikën e 12 dhe është në pozitën e 15.