Arsenal i bën mbylljen perfekte vitit 2022, pasi ia doli të triumfojë 2-4 në transfertën ndaj Brightonit dhe nisi shkëputjen në krye të renditjes, duke shkuar 7 pikë para Manchester Cityt të vendit të dytë.
“Topçinjtë” e Mikel Artetës e nisën vrullshëm dhe gjetën golin e avantazhit që në minutën e dytë me anë të Bukayo Saka, ndërsa Odegaard më të 39-ën dyfishoi shifrat.
Edhe pjesa e dytë nisi menjëherë me gol për Arsenalin, që trefishoi me Nketiah, ndërsa goli i katërt për londinezët u shënua nga Martinelli.