![Arrestohet shoferi që goditi për vdekje një këmbësore te “Kroni i Mbretit” Arrestohet shoferi që goditi për vdekje një këmbësore te “Kroni i Mbretit”](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2021/12/policia-arrestim-e1465727256599-2.jpg)
Policia e Kosovës ka arrestuar drejtuesin e automjetit i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin me fatalitet që ndodhi pasditen e kësaj të shtunë, në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht te vendi i njohur si “Kroi i Mbretit”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili tha se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin, i dyshuari mashkull kosovar 44-vjet, është arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, tha Krasniqi.
44-vjecari dyshohet se ka goditur për vdehttps://demokracia.com/vdes-nje-kembesore-ne-drenas-u-godit-nga-nje-veture/kje një këmbësore. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20.
“Në ora 17:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Nga vendi i ngjarjes, patrulla e policisë njofton se një veturë ka goditur një këmbësore”, ka thënë Krasniqi.
“Për rastin është njoftuar edhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenja jete. Policia po merret me rastin”, ka shtuar ai.