Home Lajme Arrestohet një person për vrasje në Gjilan

Arrestohet një person për vrasje në Gjilan

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe një person lidhur me vrasjen e 50-vjeçarit. R.V që kishte ndodhur më 12 shtator të vitit të kaluar në një kafiteri të Gjilanit.

“Lidhur me rastin më datë 20.01.2021 është  arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar”, njoftoj policia.

Sipas policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari pas intervistimit  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Për këtë vrasje janë edhe tre persona të tjerë të arrestuar të cilët po mbahen në paraburgim.

Exit mobile version