Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës dhe kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë.
Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve sot në Obiliq, në një shtëpi është kryer një operacion bastisje ku është arrestuar një person i dyshuar:
- M. Q, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.
Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe sekuestruar:
- një pushko-mitrolez M-7.92,
- një magazinë të fishekëve,
-rreth 617 fishekë,
-2 radiolidhje. - tri thika,
-52g substance narkotilke lloji nuk dihet,
-19g substance narkotike dyshohet marihuanë etj.
Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
I dyshuari ngarkohet me veprat:
- mbajtja në pronësi , kontroll ose posedim i pa autorizuar i armës si dhe
- posedim i pa autorizuar i narkotikëve , substancave psikotropike ose analoge.