![Arrestohet një burrë në Malishevë, kanosi me vrasje bashkëshorten Arrestohet një burrë në Malishevë, kanosi me vrasje bashkëshorten](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2021/12/policia-arrestim-e1465727256599-2.jpg)
Një burrë është arrestuar në Malishevë pasi ka kanosur bashkëshorten e tij me vrasje, ose vetëvrasje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një rasti “Dhunë në familje”, ka kanosur me vrasje bashkëshorten ose do ta mbysë veten”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.