Home Lajme Arrestohet 68-vjeçari që në tregun e Mitrovicës shiste sprej, shufra metalike dhe pranga

Arrestohet 68-vjeçari që në tregun e Mitrovicës shiste sprej, shufra metalike dhe pranga

0
Arrestohet 68-vjeçari që në tregun e Mitrovicës shiste sprej, shufra metalike dhe pranga

Policia gjatë ditës ka arrestuar 68 vjeçarin U.S. pasi i njëjti në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë është hasur në treg duke shitur gjëra të paautorizuara.

Arrestimi i tij është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara ku nga i dyshuari janë konfiskuar: njëmbëdhjetë (11) sprej, pesë (5) shufra metalike dhe tre (3) palë pranga.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar hetim për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll dhe shfrytëyim i paautorizuar i armëve”.

Exit mobile version