Policia e Kosovës ka arrestuar një 64-vjeçar në Kaçanik I cili po kërkohej nga Gjykata për veprën penale “Shërbime seksuale nga viktima e trafikimit”.
I dyshuari është arrestuar mbrëmjen e së martës, në shtëpinë e tij, ka bërë të ditur policia.
“Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me datë 08.02.2022 rreth orës 20:00, pasi ka pranuar një informacion inteligjent ka arrestuar në shtëpinë e tij në Kaçanik , personin e kërkuar me inicialet B.B (M/K) i moshës 64-vjeçar”, ka njoftuar policia.
Tutje policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit prej tri viteve.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Shërbime seksuale nga viktima e trafikimit’’ me dënim burgimi prej tre (3) viteve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka deklaruar policia.