Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një 21 vjeçar nga Shtimja, vepra e të cilit është cilësuar si “vjedhje e rëndë”. Fjala është për vjedhjen e disa shtyllave të drurit në kulmin e një shkolle jofunksionale në Shtime.
Në njoftim të Policisë së Kosovës thuhet se Policia e Kosovës pasi ka identifikuar personin e dyshuar e ka e më pas e ka liruar në procedurë të rëndë.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Shtime
Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj me datën 16.03.2022 rreth orës 09:15, kishte pranuar një informacion se në fshatin Llanishtë të Shtimes është një rast i vjedhjes së rëndë.
Në lidhje me këtë, policia e rendit dhe hetuesit policor i kanë marr veprimet e nevosjhme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes .
Pas një pune intensive hetimore të policëve hetues, grumbullimit të informacioneve në terren, intervistave të dëshmitarëve, kanë arritur që të identifikojnë personin dhe vendin e ndodhjes së tij dhe sot , datë 18.03.2022 rreth orës 09:45 kanë arritur të arrestojnë personin e dyshuar me inicialet F.R (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në shkollën ‘’Bajram Curri’’( aktualisht jofunksionale) në fshatin Llanishtë të Shtimes duke i vjedhur disa shtylla druri të kulmit të kësaj shkolle.
I dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është liruar për procedura të mëtejme hetimore .