Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të enjten, në fshatin Shkabaj të Obiliqit, pasi që iu janë gjetur mbi 1 kilogram marihuanë si dhe 8100 euro.
Prej të arrestuarve një burrë ishte kosovarë, ndërsa një grua dhe një burrë tjetër ishin shtetas të Shqipërisë.
Të njëjtit policia i kishte ndaluar për kontroll dhe përveç substancës narkotike iu janë konfiskuar edhe provave materiale.
“Gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 1214,75 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: një telefon, një peshore digjitale, një mulli, para të gatshme 8100€.”, thuhet në raportin e PK-së.
Po ashtu me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.