Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, në një konferencë për media ka thënë se në lidhje me rastin janë arrestuar 7 persona teksa dy të tjerë janë në kërkim.
Ai tha se përveç këtyre mallrave dyshohet se kanë qenë edhe 32 reflektor dhe në ata kanë qenë të futur 160 paketime me heroinë.
Sipas tij, të arrestuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë të cilët akuzohen për veprën penale blerja, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve.
“Kjo ngarkesë me 83 kilogramë është ngarkuar në Turqi dhe destinacion ka pasur Prishtinën, gjatë kontrollimit është dyshuar se në mjetin transportues kanë qenë 32 reflektorë dhe në ata kanë qenë të futur 160 paketime me heroinë, i njëjti mall është sekuestruar nga policia. Po ashtu janë sekuestruar edhe një kombi e një veturë e tipit Land Rover”.
“Për momentin janë duke u zhvilluar edhe disa bastisje në Prishtinë, janë duke u bastisur edhe disa lokacione”, tha Jashari.