Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i tha CNN se presidenti rus Vladimir Putin ka nënvlerësuar rezistencën e Ukrainës dhe unitetin e aleancës ushtarake të NATO-s.
“Ai [Putini] ka bërë një gabim të madh; ai nënvlerësoi totalisht fuqinë e forcave të armatosura ukrainase, guximin e lidershipit dhe popullit ukrainas, dhe ai gjithashtu nënvlerësoi unitetin e NATO-s dhe partnerëve në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën,” tha Stoltenberg.
Duke folur nga samiti i NATO-s në Madrid, Stoltenberg tha se Putini kishte dështuar në arritjen e objektivave të tij kur ishte fjala për dobësimin e aleancës së NATO-s.