Home Lajme Arifi: Duhet ndaluar pasivizimi i shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Arifi: Duhet ndaluar pasivizimi i shqiptarëve në Luginë të Preshevës

0

Shqiprim Arifi nga Alternativa për Ndryshim, ka thënë se shqiptarët e Luginës janë pasivizuar, dhe se krejt kjo po bëhet në mënyrë selektive, sepse nuk po pasivizohen edhe serbët, por veç shqiptarët.

“Pasivizimi i shqiptarëve të Luginës ka filluar në Medvegjë, dhe po përfundon tani në Preshevë, dhe selektivisht është duke u bë për arsye se serbet në pjesën tjetër nuk janë duke u pasivizuar, dhe ky selektivitet është një gjë që haptazi qartëson se çfarë qëllimi kanë qeveria serbe ndaj shqiptarëve. Dhe pezivizmi hynë edhe në kuadër të kësaj ides për shkëmbimin e territorevë, për arsye se krijohen statistika, fakte në terren kur kanë qenë duke u biseduar Medvegja nuk ka qenë temë në këtë bisedim”, tha Arifi në Prime Time, në Kanal10.

Tutje, Arifi ka thënë se kanë një detyrë brenda parlamentit, dhe jashtë tij, të cilin e ka nda në tre faza.

“Ne e kemi një detyrë si fazë e parë ndaljen e pasivizimit të shqiptarëve, si fazë e dytë aktivizimin e të gjitha adresave të cilat janë pasivizuar që nga viti 2011, dhe si fazë e tretë ndryshimin e qatij ligji që po na lejon me u pasivizuar, dhe kjo është çka po mundohemi se ne nuk mund ta gjunjëzojmë Serbinë, nuk e bëri NATO duke e bombarduar, e po e bëjmë ne”, tha Arifi.

Exit mobile version