Home Sport Arbnor Muja nënshkruan me Antwerpin

Arbnor Muja nënshkruan me Antwerpin

0
Arbnor Muja nënshkruan me Antwerpin

Tashmë edhe zyrtarisht, Arbnor Muja është futbollisti më i ri i Royal Antwerpit.

Klubi belg ka njoftuar këtë të premte për transferimin e 23-vjeçarit nga Drita.

⏳👀 pic.twitter.com/g56lKUOwOk— Royal Antwerp FC (@official_rafc) August 5, 2022

Muja me Antwerpin ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të katërt.

Sulmuesi mitrovicas do të ketë numrin “11” në fanellë.

Njoftimi i plotë nga Royal Antwerp:

“Kosovari Arbnor Muja ka nënshkruar kontratë me RAFC. Muja (23) vjen nga FC Drita. Tashmë e njohim mirë atë klub pas përballjes së dyfishtë në raundin e dytë kualifikues të UEFA Europa Conference League.

Arbnor Muja është një sulmues/anësor i gjithanshëm. Kontrata është 3-vjeçare, me opsion për një sezon shtesë. Muja do të luajë me numrin 11.

Mirë se erdhe, Arbnor!”.

Arbnor Muja is a Red!  🔴⚪ #WelcomeMuja #RAFC pic.twitter.com/lLajuyx4pw— Royal Antwerp FC (@official_rafc) August 5, 2022

Presidenti i Dritës, Valon Murseli, ka publikuar gjithashtu një fotografi me fanellën e re – të cilën Arbnor Muja do të bartë tani e tutje.

Exit mobile version