Home Lajme Apple do të kalojë të gjitha produktet në USB-C deri në 2024

Apple do të kalojë të gjitha produktet në USB-C deri në 2024

0
Apple do të kalojë të gjitha produktet në USB-C deri në 2024

Apple do të adoptojë gjerësisht USB-C në mbarë portofolin e produkteve në pak vite sipas Bloomberg.

Mark Gurman shkruante se pret që kompania të kalojë të gjithë kufjet wireless, përfshirë AirPods Pro lançuar së fundi tek standardi i ri i karikimit në 2024.

Për më tepër Apple mund të rifreskojë edhe aksesorët si Magic Mouse me USB-C nga viti i ardhshëm.

Raporti vjen ndërsa shumica e produkteve të Apple do të duhet të jenë pajtueshëm me ligjin e ri Evropian që e bën përdorimin e USB-C të detyrueshëm.

Në fillim të javës së kaluar Parlamenti Evropian votoi për ta bërë atë standardin e karikimit në vendet e Unionit deri në 2024 në pajisjet elektronike. Ky detyrim do të aplikohet tek laptopët duke filluar nga fillimi i 2026.

Në Maj të këtij viti ishte po Gurman që thoshte se Apple ka filluar testimin e iPhone USB-C për të adoptuar ligjin e propozuar nga BE-ja.

Megjithatë kalimi në USB-C mund të jetë një lëvizje jetëshkurtër sepse kompania synon të ofrojë karikim induktiv në iPhone dhe iPad shumë shpejtë. /PCWorld Albanian/

Exit mobile version