Home Ballina Anulohet vendimi i ministrit Sveçla, rikthehet në punë Fadil Kodra

Anulohet vendimi i ministrit Sveçla, rikthehet në punë Fadil Kodra

0

Vendimi i Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla është anuluar, derisa është rikthyer në punë drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Fadil Kodra.

Sipas vendimit të Këshillit i Pavarur Mbikëkqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës obligohet që Fadil Kodra të rikthehet në detyrë.

Sipas kësaj obligohet ministri i Punëve të Brendshme, që në afat 15 ditësh ta kthejë ankuesin Fadil Kodra në pozitën e Drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.

Fadil Kodra, është familjari i Ilaz Kodrës, Komandantit të Brigadës 114 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ra heroikisht gjatë luftën për çlirimin e Kosovës më 30 prill, 1999.

Exit mobile version