Home Rozë Anulohet shitja e biletave për turneun e Taylor Swift

Anulohet shitja e biletave për turneun e Taylor Swift

0
Anulohet shitja e biletave për turneun e Taylor Swift

Shitja e dështuar e biletave nga Ticketmaster për turneun 2023 të Taylor Swift, i pari i në pesë vjet, ka çuar në thirrje për shpërbërjen e kompanisë.

Taylor Swift në një deklaratë është shprehur se ishte “torturuese” të shikojë fansat duke luftuar për të blerë bileta për turneun e saj të ardhshëm në SHBA.

Kompania Ticketmaster fajësoi kërkesën e paprecedentë. Por duke iu përgjigjur në Instagram, ylli amerikan i popit tha se ishte siguruar që Ticketmaster mund të përballonte kërkesën.

Në deklaratën në Instagram, Swift shkroi: “Ne i kemi pyetur ata, disa herë, nëse mund të përballonin këtë lloj kërkese dhe u siguruam se mund ta bënin. Është vërtet e vështirë për mua t’i besoj një entiteti të jashtëm dhe torturuese për mua të shikoj që nuk po i jept një zgjidhje”.

Gati 2.4 milionë persona kanë arritur që të marrin një biletë për të parë turneun e yllit botëror. Problemet e kanë ripërqëndruar debatin në SHBA mbi dominimin e Ticketmaster, i cili prej kohësh është përballur me ankesa se abuzon me pushtetin e tij. Senatorja demokrate amerikane Amy Klobuchar ka njoftuar se do të ketë një seancë dëgjimore në Kongres për të hetuar faqen e internetit.

Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka hapur një hetim ndaj kompanisë mëmë të Ticketmaster, Live Nation Entertainment. Presidenti i SHBA Joe Biden ka shprehur shqetësimin se në lidhje me faqet e internetit ku shiten biletat dhe se administrata e tij do të shqyrtojë tarifat për biletat e koncerteve.

Turneu i Swift në SHBA do të nisë në mars të vitit të ardhshëm në Arizona por ajo ende nuk ka paralajmëruar një turne ndërkombëtar.

Exit mobile version