Këngëtarja e njohur braziliane Anitta ka folur për operacionet plastike në trupin e saj.
Referuar ndërhyrjes në hundë, nofull dhe zmadhimin e gjoksit 29-vjeçarja u shpreh: Nuk ka të bëjë me faktin që nuk jam e kënaqur me veten. Për mua është njësoj si të ndryshoj flokët. Edhe nëse rezultati nuk është mirë, ose siç e prisja, përsëri më pëlqen procesi. Më pëlqen adrenalina.
Anitta, e cila ka qenë e hapur për transformimin e saj, i ka përdorur operacionet plastike si frymëzim për muzikën e saj. Në kopertinën e albumit të saj Versions of Me, artistja shfaqi veten e saj para transformimeve duke treguar në këtë mënyrë ndryshimet e shumta që ajo ka pasur gjatë viteve.
Në një intervistë të vitit 2019 në programin ‘El Hormiguero’, ajo u shpreh se mendonte se kishte gjoks dhe hundë shumë të madhe ndaj ishte një nga gjërat e para që ajo ndryshoi falë operacioneve plastike.