Fazli Shala dhe Besnik Ibraj dy anëtar të Vetëvendosjes që i bashkuan kësaj partie para dy viteve do të jenë dy njerëzit kryesor të Spitalit të Pejës. I pari drejtor ekzekutiv, ndërsa i dyti shef i të gjithë mjekëve të këtij spitali, ka zbuluar Gazeta Insajderi.
Ibraj mori pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit Mjekësor në këtë spital me nënshkrim të shokut të tij të partisë, Fazli Shalës.
Ngjitja e Ibrajt drejt postit të dytë më të rëndësishëm të këtij spitali erdhi pas shkarkimeve të bujshme lidhur me rastin e skandalit të foshnjës që u futë në lavatriçe.
Për emërimi e Ibrajt në postin e dytë për kah rëndësia në këtë spital nuk ka dashur të komentoj shumë drejtori Shala. Është përgjigjur vetëm shkurtimisht me “Po”, për avancimin e tij.
“Po, Besnik Ibraj është emëruar Ushtrues Detyre të Drejtorit Mjekësor”, tha shkurt Shala për Insajderin.
Por, si erdhi deri të avancimi i shokut të partisë së tij?
Shala për ta rehatuar Ibrajn shkarkoi nga pozita e drejtorit mjekësor Muhamet Halitin, si një nga përgjegjësit për skandalin e foshnjës në spitalin e Pejës.
Ndonëse, një gjë të tillë e kishte mohuar vet Haliti.
Ai kishte thënë se mjekët rastin e foshnjës e kishin përfunduar me përgjegjësi të plotë.
“Deri sa drejtori mjekësor është përgjegjës i punës së mjekëve, e në rastin në fjalë personeli mjekësor nuk e neglizhoj rastin duke e përfunduar kujdestarinë atë natë me përgjegjësi të plotë”, ka shkruar Haliti.
Për skandalin e foshnjës në Pejë, deri tani nga detyra u shkarkuan 12 persona.
Të vetmi që u amnistuan ishin zyrtarët e partisë në pushtet, të cilët po ashtu ishin përgjegjës për rastin.
Besnik Ibraj dhe drejtori i spitalit të Pejës, Fazli Shala në vitin 2020 i ishin bashkuar Vetëvendosjes.
Anëtarësim e tyre e kishte përshëndetur edhe kryeministrit Albin Kurti.
Ai përmes një postimi në Facebook, kishte thënë se Vetëvendosje po rritet sepse është e vetmja organizatë ku profesionistët vlerësohen e promovohen.
Të dytë kanë përfituar shpërblime nga partia në pushtet. Secili ka përfituar nga një post të rëndësishëm.
Fazli Shala para se të vinte në pushtet Vetëvendosja, mbante pozitën e kirurgut, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Dy vite më vonë, ai u emëruar Drejtor i Spitalit të Pejës, pas një konkursi të shpallur nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Ndërsa, Besnik Ibraj para avancimit në pozitën e U.D të drejtorit Mjekësor, ka qenë shef i Repartit të emergjencës, në spitalin e Pejës.