Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi bëjnë 12 vite të martuar, e kanë vendosur të arratisen drejt Romës për të festuar këtë ditë.
Sigurisht që nuk ka ngelur edhe pa një dedikim.
Ami ka publikuar një foto me Ermalin, ku përbri shkruan; “Gëzuar përvjetorin e martesës dashuria ime, bashkëudhëtari im i jetës. Me ty në çdo kohë, bashkë në suksese apo sfida, jeta është një eksperiencë jashtëzakonisht e bukur. Të dua!”.
Ermali dhe Ami janë prindër të dy fëmijëve, ku familja e tyre duket tejet e lumtur.