Home Lajme Botë Amerika: Rusia në pozicion sulmi

Amerika: Rusia në pozicion sulmi

0
Amerika: Rusia në pozicion sulmi

Trupat ruse mund të sulmojnë Ukrainën në çdo kohë, u tha gazetarëve në konferencën e saj ditore sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Unë nuk do t’i jap një afat kohor shtesë. Ne kemi thënë se mund të ndodhë në çdo kohë dhe ata janë në një pozicion sulmi” tha ajo.

Lexo edhe: SHBA: Jemi të sigurt, Putin po shton tanket në Donbas

Ndërkohë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka urdhëruar administratën e tij që të vendosë sanksione ndaj operatorit të tubacionit të gazit natyror, Rrjedha Veriore 2, në përgjigje të veprimeve të Rusisë në Ukrainë, shkruan BBC.

Biden njoftoi për këtë vendim më 23 shkurt, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i bashkohen Gjermanisë në vendosjen e sanksioneve ndaj gazsjellësit që sjellë gaz rus në Gjermani.

“Kam urdhëruar administratën time që të vendosë sanksione ndaj Rrjedhës Veriore 2 AG dhe zyrtarëve të korporatës”, tha Biden përmes një deklarate.

Sanksionet ndaj gazsjellësit Rrjedha Veriore 2 vijnë një ditë pasi SHBA-ja vendosi pakon e parë të sanksioneve, në përgjigje të veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

“Siç e kam bërë të qartë, ne nuk do të hezitojmë që të ndërmarrim hapa të mëtejmë nëse Rusia vazhdon ta përshkallëzojë” krizën, tha presidenti Biden./abcnews.al/

Exit mobile version