Home Lajme Ambasadorja e Izraelit shkon në zyrën e PDK-së

Ambasadorja e Izraelit shkon në zyrën e PDK-së

0
Ambasadorja e Izraelit shkon në zyrën e PDK-së

Nënkryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e Uran Ismaili dhe Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj kanë pritur sot në takim Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.

Ata kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit pas forcimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, ku ambasadorja Ziv ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj për ta ndihmuar shtetin tonë në sektorë të ndryshëm.

PDK si lidere e opozitës në Kosovë është e angazhuar në ruajtjen dhe kultivimin e raporteve të mira me shtetet aleate dhe sjelljen e investimeve të huaja në vend.

Exit mobile version